6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Studente e shkëlqyer mjekësie, konfirmohet vdekja e 21-vjeçares shqiptare në Greqi

Rekomandime

Komuniteti shqiptar në Greqi ka konfirmuar vdekjen e studentes shqiptare Klaudia Lata në aksidentin e traneva në Larisa.

- Advertisement -

Përmes një njoftimi në facebook Komuniteti Shqiptar, ka bërë dhe një rrezyme të jetës së 21-vjeçares e cila ishte një studente e shkëlqyer në Degën e Mjekësisë Ushtarake.

Lata po kthehej në Selanik për të vahzduar studimet pas një qëndrimi 3 ditor në patra ku festoi karanavalet

“Larisa vajton për Klaudian 21-vjeçare. Klaudia Lata është ndër viktimat e tragjedisë në Tempi.

- Advertisement -

Një vajzë e re, vetëm 21 vjeçe, me gjithë jetën përpara, Klaudia Lata është ndër viktimat e aksidentit hekurudhor të së martës mbrëma në Tempi.

Klaudia ka lindur në Larisa dhe ka marrë nënshtetësinë greke, ndërsa prindërit e saj janë pronarë të një dyqani mishi në qytet.

- Advertisement -

Nxënëse e shkëlqyer në shkollë, hyri në Degën e Mjekësisë të Shkollës Ushtarake të Trupave të Oficerëve. Studentja e re po kthehej në Selanik pas një qëndrimi treditor në Patra ku kishte shkuar për të festuar karnavalet dhe mezi priste të kthehej në shkollë.

Prindërit i kërkuan që të ndalonte në Larisa që t’i takonte por ajo refuzoi pasi donte të lexonte. “Bë një ndalesë që të mund të të shohim”, i thanë prindërit por ajo nuk pranoi me qëllim që të shkonte më shpejt në Selanik dhe të fitonte disa orë pushim për të rifilluar leximin për shkollën e saj. Megjithatë, fati kishte rezervuar gjërat më të pakëndshme për të dhe dhjetëra të tjerë, kryesisht të rinj.

Klaudia kishte dy vëllezër e motra, motrën e saj Xheni dhe vëllain Elvis”, shkruan Komuniteti shqiptr në Greqi përmes një postimi në facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit