-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Studentët i nisin protestat kundër Kurtit e Osmanit që në ditën e dytë të punës

Rekomandime

Një grup studentësh të Universitetit të Prishtinës kanë mbajtur fjalim para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, përkatësisht për dy krerët e porsazgjedhur.Djellza Gashi, tha se Albin Kurti dje qëndroi para flamurit të Kosovës që dikur e quante lara-lara. Ajo më tej tha se Kurti i përbuzi simbolet e shtetit.

- Advertisement -

“Sot jemi mbledhur këtu si student dhe të rinj për një aksion simbolit me dy mesazhe të qarta për dy bartësit e institucioneve. Albin Kurti me dekada i mohoj institucionet dhe simbolet e Kosovës, i përbuzi ato dhe i përdhosi në ujëra të zeza dhe i dogji me molotov. Ai qëndroj dje gatitur para flamurit të Republikës së Kosovës që e quante flamur lara-lara apo flamur i Hib Petrolit.

“Me sjelljet e tij politike me gaz lotsjellës në Kuvend, me përdorimin e dhunës në rrugë me ngritjen e tenda e greva në shesh e ka gjuajtur iluzionin nuk bëhet dhe Kosova është shtet i dështuar. Ishin përpjekjet e tij për ta përmbysur shtetin tonë”, tha ajo duke shtuar se si student i gëzohemi që i ka shkelur parimet e tij dhe presim ndryshim.Studentja Majlinda Selmanaj potencoi se edhe kryeparlamentarja qysh në ditën e parë ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin duke hequr fotografinë e presidentit, raporton EO.

“Ligji për protokollin e shtetit i obligon institucionet të vendosin flamurin e presidentit. Vjosa Osmani qysh në ditën e parë e shkeli kushtetutën dhe ligjin. Ajo tha se e njeh mirë legjislacionin dhe të njëjtën gjë e kishte thënë të ish presidenti Fatmir Sejdiu i cili ka dhënë dorëheqje pasi ajo nuk e ka këshilluar si duhet.

- Advertisement -

“Sipas ligjit fotografia e presidentit duhet të vendoset në vend të dukshëm dhe ballorë. Ata duhet të dinë se pozitat janë të përkohshme dhe institucionet e përhershme”.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit