2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Studenti nga Serbia për “Euronews”: Serbët kanë dëbuar shqiptarët që gjithmonë kanë jetuar këtu

Rekomandime

Në Tviter në profilin e diasporës shqiptare është publikuar një video-xhirim në të cilin studenti nga Serbia Tomislav Perushiç (29) akuzon Serbinë për dëbimin e shqiptarëve, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Biseda me këtë student është publikuar në “Euronews” qysh vitin që shkoi, po në Tviter në profilin “Team Albanians” është publikuar pikërisht tash kur individë edhe autoritete në Prishtinë kanë gjetur forcën që të pranojnë se UÇK ka kryer krime ndaj serbëve, shkruan “B92”.

- Advertisement -

Studenti serb që ndodhet në Shqipëri ku studion historinë linguistike.

Si thuhet në Tviter “ studenti 29 vjeçar serb nga Serbia Tomislav Perushiç është zhvendosur në Shqipëri për të studiuar Historinë Linguistike.

- Advertisement -

“Serbët dhe ata që janë në konflikt me shqiptarët duhet ta dinë se shqiptarët gjithmonë kanë jetuar këtu dhe nuk është humane të sillen keq me fqinjët” ka deklaruar ai.

Tomislav edhe në rrjetet sociale në profilet e veta merret me konfliktet në Ballkan, kritikon palën serb edhe për krimet e kryera në Kroaci dhe Bosnje.

- Advertisement -

Por konstaton në publikime se : “Nuk ekziston luftë në botë që është e pastër nga njëra palë, Luftë pa viktima në të dy anët nuk ka”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit