Stuhia “Sabine” e ka goditur Gjermaninë gjatë fundjavës. Atje pati edhe breshër dhe përmbytje.
Ky mot po i prekë edhe kosovarët, pasi që një numër i madh i tyre jetojnë në Gjermani.
Njëri prej tyre është edhe vëllau i ish kandidatit për kryetar të komunës së Drenasit, Xhavit Drenori.
Ai në facebook ka bërë të ditur se nga stuhia i është dëmtuar vetura vëllaut të tij, por që nuk është lënduar.
“Stuhia #Sabine ne Gjermani ma paska preke pak edhe vellaun e vogel ne Gjermani, Avniun. Shyqyr veq demtim i vetures”, ka shkruar ai.