2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Suedia i kundërpërgjigjet ashpër Rusisë që tha të mos antarësohet në NATO

Rekomandime

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde i vlerësoi si absolutisht të papranueshme kërcënimet e Rusisë për shkak të anëtarësimit të mundshëm të vendit të saj dhe Finlandës në NATO.

“Është krejtësisht e papranueshme që Rusia të kërcënojë Suedinë ose Finlandën në çfarëdo mënyre, sepse u takon qytetarëve të vendeve tona të vendosin për politikën e tyre të sigurisë. Ekziston koha para dhe pas 24 shkurtit dhe Suedia dhe Finlanda do të vendosin për politikën e tyre,” tha Linde para gazetarëve në Sarajevë, ku po qëndron për vizitë zyrtare.

- Advertisement -

Duke komentuar kërcënimet ndaj vendit të saj nga Moska, më saktë deklaratën e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, ministrja e Jashtme suedeze tha se situata e sigurisë në Evropë ka ndryshuar në mënyrë dramatike pasi agresioni rus kundër Ukrainës shkaktoi shkatërrime dhe vuajtje të tmerrshme dhe miliona refugjatë.

Kjo i shtyu qeveritë në Stokholm dhe Helsinki të rishikojnë politikën e tyre të gjatë të neutralitetit ushtarak dhe të konsiderojnë anëtarësimin në NATO, tha ajo.

“Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është i paprovokuar dhe i paligjshëm dhe nuk mund të justifikohet me asgjë, dhe kjo është arsyeja pse Suedia qëndron në krah të Ukrainës së bashku me BE-në”, tha Linde, duke shtuar se e gjithë bota duhet të jetë e bashkuar për të kundërshtuar agresionin rus.

- Advertisement -

Ajo i bëri thirrje gjithashtu BiH që të harmonizojë plotësisht politikën e saj ndaj Ukrainës dhe Rusisë me atë të udhëhequr nga BE-ja, si dhe të përfshihet më aktivisht në luftën kundër fushatës së dezinformimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit