-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

SuImi me shigjeta në Norvegji, autori u konvertua në mysliman

Rekomandime

Një 37-vjeçar danez, është autori i suImit me shigjeta që ia kishe marrë jetën të paktën 5 persona e pIagosi dy të tjerë, në qytetin norvegjez të Kongsberg. Lajmin e bëri të ditur policia, e cila sqaroi se kishte arrestuar të dyshuarin.

Për 34 minuta, agresori i furnizuar me shigjeta me hark, shënjestroi qytetarë të rastësishëm në disa skena KRlMl; një supermarket; një zonë rezidenciale dhe një konvikt.

- Advertisement -

Mes të pIagosurve është edhe një polic, i cili ishte jashtë shërbimit në momentin e suImit.

Ende i paqartë motivi i ngjarjes, ndërsa policia nuk përjashton se mund të bëhet fjalë për trrorizëm.

“Fatkeqësisht mund të konfirmoj se 5 persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë pIagosur; mes të cilëve edhe një polic jashtë detyrës. Rreth orës 18 e 30 minuta policia mori një sërë telefonatash lidhur me një person që lëvizte në qendrën e Kongsberg, i armatosur me shigjeta me hark. Menjëherë më pas, policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe arrestoi të dyshuarin. Nuk e dimë ende nëse është një suIm terrorist, apo politik”, tha shefi i Policisë.

- Advertisement -

Sipas policisë, agresori i identifikuar si Rainer Winklarson mendohet të ketë vepruar i vetëm. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se i dyshuari kishte njoftuar se donte të vrste njerëz, përmes një videoje të postuar në kanalin e tij në You Tube, ku siç thuhet, ka treguar edhe aftësitë e tij në hedhjen e shigjetave me hark. Në Norvegji, është ende e gjallë frika për suIme të ekstremit të djathtë.

10 vite më parë, Anders Behring Breivik, vrau 77 vetë gjatë një tubimi të të rinjve laburistë në ishullin e Utojës, dhe një suImi tjetër në Oslo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit