Ka shkuar në shtatë numri i viktimave në sulmin me armë zjarri në një kishë në Hamburg.
Policia e Hamburgut thotë se aktualisht “nuk ka informacion të besueshëm për motivin e krimit”.
- Advertisement -
Policia shkroi në Twitter, në gjermanisht, “Deri më tani, nuk ka asnjë informacion të besueshëm për motivin e krimit. Ne kërkojmë që ju të mos ndani supozime të pasigurta dhe/ose të përhapni thashetheme.”