11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

SuImohet Çedomir Jovanovic në aeroportin e Beogradit

Rekomandime

Makina e politikanit liberal serb, Cedomir Jovanovic, është suImuar nga persona të panjohur në parkingun e aeroportit “Nikola Tesla” në Beograd.

Siç raportojnë mediat serbe, Jovanovic e kishte parkuar makinën përpara aeroportit derisa ishte duke e pritur djalin e tij teksa kthehej nga Britania e Madhe, meqë si familje do të festonin një festë që kremtohet të dielën.

- Advertisement -

Kur ishte kthyer bashkë me të birin, Jovanovic kishte gjetur makinën e tij të thyer dhe një grup të rinjsh e kishin fyer . Pas kësaj, politikani serb kishte njoftuar menjëherë policinë.

Siç shkruan “mondo.rs”, ky grup i të rinjve e kishin fyer Jovanovicin me fjalët “e ke shitur Serbinë”, Këta të rinj ishin kujdesur që të mos identifikohen dhe kishin larguar edhe tabelat e makinës së tyre.

Një hetim ka filluar dhe të gjitha kamerat po analizohen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit