2.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

SuImohet fizikisht një punonjës i Aeroportit “Adem Jashari”

Rekomandime

Një punonjës të Aeroportit Ndërkombëtar ‘’Adem Jashari’’ janë sulmuar fizikisht gjatë ditës së sotme, pas tollovive të shkaktuara në këtë aeroport.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara, me anë të një postimi në ‘Facebook’, e cila ka dënuar këtë akt. Ajo tutje bëri me dije se do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore lidhur me rastin.

- Advertisement -

“Dënojmë aktin e ulët të sulmit fizik ndaj punonjësit të ANP ‘Adem Jashari’ gjatë kohës sa ishte nëdetyrë në shërbim të udhëtarëve. Puna dhe përkushtimi i po këtyre punonjësve është ajo qe rendit aeroportin tonë ndër aerportet më të mira të rajonit”, ka shkruar ajo.

‘’Kompania jonë do të ndjek të gjitha rrugët ligjore ndaj këtij sulmi dhe ndaj çdo rasti tjetër kundër punonjësve tanë, të cilët janë aseti më i vlefshëm i kompanisë sonë’’, ka shtuar tutje Gara.

Sot, pas anulimit të disa fluturimeve, u krijua një tollovi e madhe në Aeroportin Ndërkombëtar në Prishtinë.

- Advertisement -

Zëdhënësja Gara ka thënë më herët për Express se ka vonesa zinxhir të fluturimeve për shkak se një fluturim ka shkaktuar vonesën e fluturimeve të radhës.

“Asnjë nga këto fluturime nuk ka vonesë për shkak të ANP “Adem Jashari. Këto vonesa janë shkaktuar në mënyrë zinxhirore meqenëse një fluturim ka shkaktuar vonesën e fluturimit të radhës duke pasur parasysh që është dashur të realizohet me të njëjtin. Prandaj lusim udhëtarët që për çdo detaj t’i drejtohen kompanisë ajrore në fjalë duke pasur parasysh gjithmonë respektimin e “të drejtave të udhëtarëve”. Ne ju kërkojmë ndjesë për këtë pakënaqësi të shkaktuar nga kompania ajrore dhe mbesim gjithmonë të përkushtuar që të gjitha fluturimet të operohen me sigurime me të lartë dhe në kohë”, ka thënë Gara.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit