2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

SuImuesi i lindur në Turqi s’i harron rrënjët shqiptare, braktis Turqinë për Kombëtaren kuqezi!

Rekomandime

Arda Okan Kurtulan, i rritur në infrastrukturën e Fenerbahçes dhe nënshkroi me Adana Demirspor gjatë transferimit të verës, bëri zgjedhjen e tij për kombëtaren. Lojtari 19-vjeçar, i cili luan për Maqedoninë në ekipet e të rinjve, refuzoi MV dhe Turqinë zgjodhi Kombëtaren e Shqipërisë.

- Advertisement -

Kurtulan është i lindur në Stamboll, teksa origjina e tij e largët shqiptare nuk është harruar. Pjesë e mosahve të Maqedonisë së Veriut, sulmuesi u pikas në miqësoren që Shpresat tona humbën 3-1 kundër fqinjve një muaj më parë. Trajneri Alban Bushi ka kërkuar që lojtari të kontaktohet, me këtë të fundit që s’i ka harruar rrënjët shqiptare.

Lidhja me vendin tonë daton vite më parë, me familjen e tij që emigroi drejt Turqisë nga Gostivari. “Panorama Sport” njofton se sulmuesi ka pranuar ofertën e Shqipërisë, me FSHF që ka shpejtuar për ta pajisur me pasaportë shqiptare. Duket se në grumbullimet e ardhshme për ekipet kombëtare do jetë pjesë edhe Arda Kurtulan.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit