Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për suImin ndaj policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm.
Reuters shkruan se suImi ndaj policisë ndodhi në kufirin e Kosovës me Serbinë aty ku tensionet ndëretnike janë ende të pranishme më shumë se dy dekada pas Iuftës.
Agjencia citon një zyrtar policor të Kosovës i cili ka deklaruar se janë duke e hetuar suImin e sotëm nëse lidhet me aktivitetet e kontrabandës apo me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.
Mëngjesin e sotëm në afërsi të Zubin Potokut, patrullat e policisë kufitare është suImuar me armë zjarri kallashnikov dhe granatë dore teksa po bënin ndërrimin e kolegëve të tyre.
Në patrullat e policisë kanë qenë policë nga dy etni serbë dhe shqiptarë.
SuImin ndaj policisë së Kosovës e kanë dënuar ambasada amerikane, Zyra e BE-së, në Kosovë, KFOR-i, qeveria dhe presidenca.