1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Supremja vulos gjobën ndaj Listës Serbe

Rekomandime

Gjykata Supreme e ka refuzuar ankesën e Listës Serbe për gjobën që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ia kishte shqiptuar për blerje votash.

Dënimi prej 8.100 eurosh për shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjekteve Politike, KQZ-së në Kllokot kishte ardhur pasi iniciativa qytetare “Srpska Narodna Sloga” e ka denoncuar për blerje votash 10 votave për 200 euro dhe kishte ushtruar ankesë në PZAP.

- Advertisement -

Për këtë në Komunën e Kllokotit ishin arrestuar katër persona, tre nga të cilët kishin tentuar t’i blejnë këto vota nga një qytetar tjetër.

Në Kllokot, Lista Serbe doli e para në raundin e parë me Vladan Bogdanoviqin që mori 41.01 për qind të votave. Në balotazh Bogdanoviq do të përballet me Strahinja Spasiq të SNS-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit