10.3 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Surroi: Asociacioni s’është i mundur brenda sistemit tonë kushtetues

Rekomandime

Publicisti e shkrimtari Veton Surroi, ka thënë se ideja e krijimit të Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë nuk është e mundur brenda sistemit kushtetues.

- Advertisement -

Bashkësia e Komunave Serbe ashtu siç është nënshkruar në vitin 2013 është e pazbatueshme në sistemin tonë kushtetues e juridik… Ideja që të ketë një Bashkësi të Komunave Serbe nuk është e mundur brenda sistemit tonë kushtetues”, ka thënë Surroi në Rubikon.

Ai madje tha se në momentin kur të dy palët nuk merren vesh për karakterin e marrëveshjes ajo marrëveshje nuk ka kapacitet juridik.

Sipas tij, s’mund të ketë marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, kur ato përpiqen ta mashtrojnë njëra-tjetrën.

- Advertisement -

“Në momentin kur të dy palët nuk merren vesh për karakterin e marrëveshjes ajo marrëveshje nuk ka kapacitet juridik. S’mund të ketë marrëveshje në mes të Kosovës e Serbisë, në të cilën palët përpiqen ta mashtrojnë njëra –tjetrën apo opinionin e vet publik”, ka shtuar ai në Klan Kosova.

Surroi tha se në rastin e marrëveshjes për Bashkësinë e Komunave Serbe, negociatorët kosovarë, thanë se ajo do të jetë vetëm një organizatë joqeveritare.

- Advertisement -

“Mos u mërzitni, ne fitojmë shumë, Serbia e njohu pavarësinë e Kosovës, e të tjera, këto ishin mashtrime. Dhe anasjelltas t’i thuhet Serbisë ne po ju japim Bashkësinë e Komunave Serbe dhe aty do të keni pushtet, do të jeni rrafshi i tretë i pushtetit, e të mos e zbatoni atë, as ajo nuk është e drejtë”, ka vazhduar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit