0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Sveçla i reagon Agim Veliut: Plumbat dikur ke pas thënë se i ke pasur prej atyre me të cilët po han bashkë

Rekomandime

Ish ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i thotë Agim Veliut se plumbat ke pas thënë se i ke pasur prej atyre me të cilit po han bashkë.

- Advertisement -

PLAN-i mori fund porsi PAN-i, shkruan Sveçla.

Ai ia përmendi Veliut disa emra që sipas tij i kanë dëbuar LDK, e tani siaps tij llapjanët kanë vendosur t’i dëbojnë ata nga pushteti i pamerituar.

Sveçla thotë se nuk ndalet ndryshimi dhe demokracia dhe se Bulliqi nga e hëna do jetë kryetar komune.Veliu sot i kishte reaguar Shpejtim Bulliqit i cili kishte thënë

- Advertisement -

“Naj kujt që punon mbrapsht edhe naj bisht sakice me ja dhanë naj herë bon…”.

E Veliu i thotë Bulliqit “Bëfsh hajr Shpejtim, që i paske heqë plumbat dhe e paske rrokë bishtin e sakicës”.

- Advertisement -

Bulliqi sipas Veliut ka nxitur vëllavrasje në prani të një ish-Kryeministri.Ai tutje thotë se ata nuk i ndalin plumbat e se nuk do i ndalin as bishtat.

Ky është postimi i tij i plotë:

E more Agim. Plumbat dikur ke pas thënë se i ke pasur prej atyre me të cilët po han bashkë tash. Nuk ndalet ndryshimi dhe demokracia. PLAN-i mori fund, porsi PAN-i. E keni dëbuar Ilaz Pirevën, Fatmir Sejdiun e Vjosa Osmanin, e tash llapjanët e kanë vendosur t’ju dëbojnë juve nga pushteti i pamerituar e i korruptuar.Prej të hënës, Shpejtim Bulliqin e keni kryetar komune.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit