-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Sveçla i sheh të mëdha gjasat që votimi për Qeverinë Hoti të dështojë

Rekomandime

Xhelal Sveçla, ushtrues i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme në detyrë, ka thënë se ka shumë gjasa që votimi i nesërm për Qeverinë e Kosovës të dështojë.

- Advertisement -

Ai thotë se te kjo mund të vijë për mungesë të numrave.

Sveçla ka thënë se edhe puna për Qeverinë e re është komedi e llojit të vet.

“Më bëri të buzëqesh deklarata e kryetarit të LDK-së, që tha se e kemi ndërmend edhe kësaj radhe të sakrifikojmë për Kosovën. Deklaratë qesharake dhe bajate.

- Advertisement -

Nuk është kurrfarë sakrifice që i dymbëdhjeti për nga votat, të pretendojë të bëhet kryeministër dhe një estabilishment i tërë, i udhëhequr nga presidenti i vendit, t’i shërbejë këtij qëllimi.

Ka shumë probleme legjitime e edhe me legjitimitet kjo qasje.

- Advertisement -

Së pari qeverinë që e rrëzuan me mocion, ishte qeveri e cila nuk ishte peng i Listës Srpska.

Ministrat e Listës Srpska ishin për shkak të kërkesave të Kushtetutës qe këta e kishin miratuar.

Ne kundërshtonim edhe këtë pikë në Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Sveçla në KTV.

Sipas tij Qeveria në largim ka plotësuar një formalitet të nevojshëm, por se në asnjë moment vendimet e Qeverisë Kurti nuk ishin subjekt i shantazhit të Listës Srpska, përkatësisht Beogradit.

“Numrat në kuvend ishin të mjaftueshëm që kërkesat ilegjitime të Listës Srpska të mos pranohen.

Nesër do të tentojnë të votojnë qeverie te re, qe edhe me Lista Srpska nuk i ka numrat e sigurt. Ka shumë gjasa që votimi të dështoj për shkak të mungesës së numrave. Shumë deputet të ndërgjegjshëm kanë hezitimet e drejta se çka të bëjnë nesër.

Por nëse këta së bashku kanë numrat e dyshimtë, çfarë të themi pa Lista Srpska. Kjo qeverisje, besoj jashtëzakonisht e shkurtër, do të jetë subjekt i shantazhit të Serbisë, në vazhdimësi. Realisht Serbia prapë këmbëkryq do të ulet në Qeverinë e Kosovës”, ka theksuar Sveçla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit