3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Sylë Tahirsyla: Shiu po vjen, do të rritë edhe nivelin e liqeneve akumuluese

Rekomandime

Javën që vjen pritet të ketë reshje të shiut dhe të largohet i nxehti afrikan që ka kapluar Kosovën tash e disa ditë.

- Advertisement -

Profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, në një prononcim për Gazetën Insajderi ka thënë se i nxehti afrikan do të tejkalohet dhe gjatë javë do të ketë edhe reshje shiu me ç’rast do të ketë edhe rritje të nivelit të liqeneve akumuluese në vend.

“Kjo gjendje është e tejkalueshme dhe faktikisht javën që vjen do të ketë edhe reshje shiu edhe duke filluar nga dita e hënë, e martë dhe e mërkure, por ka mundësi edhe nesër pasdite por me siguri do të ndodh në ditët në vijmë që këto janë reshjet më të mëdhaja që e kanë efektin pozitiv për krijimin e kushteve domethanë të zhvillimit të kulturave bujqësore dhe këto janë shumë, shumë të rëndësishme do të rrit edhe nivelin e liqeneve akumulues për nevojat e popullatës”, ka thënë Tahirsylaj. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit