4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Tabela e Lojërave Olimpike: Kina e para, Kosova tetë vende para Serbisë, Shqipëria në fund të fundit

Rekomandime

Tabela e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” e fut Kosovën mes 20 vendeve më të forta të botës. Por, kush po prin dhe cilat janë befasitë?

Kina është në vend të parë me katër medalje të arta olimpike më shumë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

Atletët kinezë i kanë fituar 18 medalje të arta, 9 të argjendta dhe 11 të brozta, përcjell Periskopi.

Amerikanët në anën tjetër, edhe pse kanë fituar më shumë medalje në total mbeten në vend të tretë për shkak se kanë vetëm 14 medalje të arta.

Japonia është e dyta. Ndërsa Rusia që ka fituar 32 medalje gjithsej, ka 10 të arta.

- Advertisement -

Kosova jonë me dy medalje të arta është n ëvendin e 18 në botë.

Serbia, vendi ynë fqinj, ka katër medalje gjithsej por është poshtë Kosovës pasi që ka vetëm një medalje të artë.

- Advertisement -

Ajo që lë shije të keqe është Shqipëria, e cila nuk ka asnjë medalje olimpike duke mbetur prapa edhe vendeve mosvet të vogla si Bermudat, Fixhi e San Marino që kanë fituar medalje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit