-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Tahiri: Edhe në Shqipëri ka ardhur koha për rrotacion, sikurse ndodhi në Podujevë

Rekomandime

Ish-drejtuesja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ishte e ftuar në Ditarin e mesditës, në A2, ku solli një këndvështrim ndryshe të zhvillimeve të fundit politike në Prishtinë.

- Advertisement -

Ndërsa komentoi zgjedhjet e fundit lokale që u mbajtën në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut, Tahiri përmendi se tashmë ka ardhur koha për rrotacion të pushtetit dhe në Shqipëri.

“Rezultatet në Podujevë treguan një rrotacion që është i natyrshëm në demokraci, pasi këtë komunë për një kohë të gjatë e kishte pasur LDK. Unë e kam parë si rrotacion edhe pse rezultati ishte i shumë i përafërt mes kandidatëve të këtyre dy partive të mëdha. Unë gjithmonë i përshëndes ndryshimet.

Shpresoj që këto ndryshime të vijnë dhe në Shqipëri, pasi ka ardhur koha e rrotacionit dhe atje.Sa i takon Mitrovicës veriore, nuk ka qenë ndonjë rrotacion. Fitoi përfaqësuesi i pakicës serbe.

- Advertisement -

Ka shumë ndërhyrje nga Serbia për të mbështetur ndonjë preferencë në zonat ku ka shumicë serbe”, u shpreh Tahiri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit