0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Tahiri: Jam i bindur që javën e ardhshme Kosova do të ketë qeveri të re

Rekomandime

Sekretari i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se qeveria e re mund të krijohet javën e ardhshme.

- Advertisement -

Ai gjithashtu shtoi se nuk beson se do të kenë mosmarrëveshje rreth ndarjes së posteve me LDK-në, pasi që sipas tij, Kosova është në një gjendje të rëndë.

“Një takim pune me mandatarin dhe shumë shpejt do të takohemi edhe për çështjen e ndarjes së dikastereve. Deri tash nuk ka asnjë marrëveshje në këtë drejtim. Besoj që shumë shpejt mandatari Hoti do të del me marrëveshjen”.

“E rëndësishme është regjenerimi i ekonomisë që është në një gjendje shumë të rëndë. Është më së e rëndësishme dhe e nevojshme. Javën e ardhshme jam i bindur që do të ketë një qeveri të re”.

- Advertisement -

Tahiri tha se Këshilli Drejtues i AAK-së e ka votuar marrëveshjen me LDK-në përmes votimit online. Kryetari Haradinaj ka pasë takime me Grupin Parlamentar dhe me kryetarët e komunave.

Po ashtu, Këshilli Drejtues i partisë do të votojë edhe për emrat për ministra.

- Advertisement -

Tahiri tregoi se emra për ministra janë lakuar i vetë atij dhe Blerim Kuqit, megjithatë nuk është caktuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit