2.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Tahiri: PDK nuk merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme, Kurti po i shmanget përgjegjësisë

Rekomandime

Partia Demokratike e Kosovës s’do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku do të diskutohet për referendumin e Serbisë në Kosovë. Kuvendi konfirmoi se kjo seancë do të mbahet këtë të shtunë në orën 14:00.

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së në parlament, Abelard Tahiri, thotë se kryeministri Albin Kurti po i shmanget përgjegjësisë. Sipas Tahirit një seancë e tillë, është krejtësisht e pa nevojshme.

“Për ne mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë përben shkelje të sovranitetit dhe rendit tonë kushtetues. Në këtë kuadër, ne i kemi parapri dhe kemi mbështetur qasjen për të mos lejuar organizimin e këtij referendumi. Do të dëshironim që qeveria të kishte pasur një koordinim më të mirë me vendet e Quintit dhe veçmas me SHBA, pra në raport me këtë çështje”, tha Tahiri.

“Edhe pse kemi një qëndrim të qeverisë, qeveria dhe mazhoranca kanë bërë thirrje për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për nesër për të shtruar këtë temë dhe për debat në Kuvendin e Kosovës”, theksoi ai.

- Advertisement -

“PDK e sheh krejt të pa nevojshme thirrjen e kësaj seance dhe nuk do t’i përgjigjemi. S’do të jemi pjesë e saj ditën e nesërme”, tha Tahiri.

“Ne i kemi dhënë mbështetje një parimi të cilin qeveria e ka shty përpara dhe mendojmë se kjo nuk ka nevojë të prodhojë debat të mëtutjeshëm, prandaj konsiderojmë të panevojshme mbajtjen e një seance të tillë e cila është përpjekje për shmangie të përgjegjësisë nga qeveria e Kosovës. I bëjmë me dije kryeministrit se zbatimi i ligjeve dhe vendimeve që rrjedhin nga ligjet është përgjegjësi ekskluzive e qeverisë dhe jo Kuvendit”, shtoi Tahiri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit