4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Tahiri: Unë jam kryeministër, kur kryeministri nuk është në detyrë

Rekomandime

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri, ka folur për punën e kabinetit qeveritar të vendit.

- Advertisement -

Tahiri ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se qeverinë po vazhdon ta udhëheqë kryeministri Avdullah Hoti, i infektuar me Covid-19.

Hoti nuk po pauzon, edhe pse nuk është i pranishëm fikzikisht, ka deklaruar Tahiri.

“Ai (Hoti) nuk është fizikisht në zyre. Mbledhjet i kemi online. Diskutojmë mbi materialet që i marrim”, është shprehur ai.

- Advertisement -

Tahiri ka treguar se online është miratuar edhe një marrëveshje për huamarrje për Kosovën, teksa, në mungesë të kryeministrit fizikisht, atë e ka nënshkruar ai.

“Unë jam kryeministër, kur kryeministri nuk është në detyrë”, ka qartësuar ai.

- Advertisement -

Tahiri ka thënë se kur Hoti dha lajmin se do të izolohej në shtëpinë e tij, ai nuk kishte caktuar asnjë zëvendësues.

Zëvendëskryeministri ka bërë të ditur se atë ditë nuk ishte në Kosovë, ndërsa ishte “bombarduar” me telefona nga njerëz që donin ta dinin se pse s’ishte caktuar ushtrues i detyrës së kryeministrit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit