Postimi i plotë:
Thirrje!
Ne kemi punët tona shteti ka të vetat!
Kur do le ti ndreqin ne duhet të veprojmë.
I dashur popull!
Ky vend, ka nevojë për afërsinë vëllazërore shqiptare si kurrë më parë.
Të dashur njerëz, edhe pse ndajmë mjete për X raste edhe vet vrapojmë për rastet e Leukemisë, pêr shërimin e shumë shumë fëmijëve dhe veprime të tjera për Kombin Shqiptarë, nuk duhet harruar nga erdhi Republika e Kosovës.
Më vjen mirë që ish kryetari i Ferizajt z Bajrush Xhemajli tani deputet, e ka dhënë këtë lajm, dhe për këto reagime shtetërore e kombëtare duhet të reagojmë të gjithë.
Unë, nesër, do të ndaj 10.000 € nga dora e shqiptarëve, nga fondacioni ynë për dy kullat që duhet ti ruajnë brez pas brezi.
5000 € për Kullat e Jasharajve në Prekaz!
5000€ për Kullat në Gllogjan të Haradinajve.
Thjeshtë shërbëtorë për vendin dhe e di se ku duhet të japim.
Gjaku ynë nuk është ujë.
Le të bazohemi në themelet e Lirisë e të vazhdojmë për bashkimin e Shqipërisë.
Me dashuri dhe respekt, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.