3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Takimet e Palmer me Osmanin, Kurtin e Lajçak, vjen reagimi i ​ambasadës amerikane

Rekomandime

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë i ka quajtur konstruktive takimet e sotme të zëvendësndihmës Sekretarit të Shtetit Matthew Palmer me drejtuesit e shtetit të Kosovës dhe emisarin special evropian për dialogun Miroslav Lajçak.

- Advertisement -

“Dita 1: Zëvendësndihmës Sekretari Matthew Palmer zhvilloi takime konstruktive me Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajcak, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, zëvendës kryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren e Punëve të Jashtme Donika Gervalla-Schwarz”, shkruan Ambasada amerikane në Facebook.

Lajçak dhe Palmer ndodhen për vizitë disaditore në Kosovë, ku gjatë ditës janë takuar me krerët e shtetit të Kosovës.

Ata nesër do të mbajnë një konferencë për media në Zyrën e Bashkimit Evropian, në orën 10:45.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit