1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Takimi i Hashim Thaçit me Ramush Haradinajn: “Parapërgatitje per ‘bartjen e stafetës’ presidenciale”

Rekomandime

Njohësi i çështjeve politike, Behlul Beqaj në një prononcim për Gazeta Blic ka komentuar takimin e fundit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj me presidentin, Hashim Thaçi.

- Advertisement -

Beqaj e cilëson këtë takim si parapërgatitje për “bartjen e stafetës” presidenciale nga Thaçi tek Haradinaj.Ai tutje potencon se nuk e përjashton një marrëveshje në funksion të amortizimit, për të cilën Ramush Haradinaj do ishte më i besueshëm e i përshtatshëm, nëse edhe ai nuk përfundon në Hagë.

“Parapërgatitje për “bartjen e stafetës’ presidenciale në funksion të mbështetjes të atyre që janë paralajmeruar për ngritje të aktakuzës e veçmas Hashim Thaçi. Nuk e përjashtoj një marrëveshje ne funksion të amortizimit të anës mediale-politike, juridike dhe materiale, për të cilën gjë Ramush Haradinaj do të ishte më i besueshëm dhe përshtatshëm, nëse edhe ai nuk perfundon në Hagë”, dekalroi Beqaj për Gazeta Blic.

Ai këtë takim ndërmjet liderëve politik dhe Thaçit e lidhë me aktakuzat e Gjykatës Speciale.Beqaj deklaron se po bëhen përgatitje që ndërrimi i roleve të bëhet pa pasoja të mëdha ndaj atyre që shkojnë në Hagë.

- Advertisement -

“Besoj se skenari ndërlidhet me veprimet që do të ndodhin pas ngritjes së aktakuzave dhe krijimit të një situate te re pa rolin e atyre qe janë ne fokus të Gjykatës Speciale. Pra, ata po përgatiten që ndërrimi i roleve të bëhet pa pasoja të mëdha ndaj atyre që do të shkojnë ne Hagë, dhe me mundësi që presidenti i Hagës të jetë në shërbim të nevojave të atyre që do të jenë në Hagë”, thotë Beqaj për Gazeta Blic.Sot pas takimit me Presidentin Thaçi, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se me Thaçin ka biseduar për zhvillimet në vend por jo edhe për pozitën e presidentit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit