6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Takohen Albulena Haxhiu e Aleksander Lumezi, flasin edhe për ‘vettingun’

Rekomandime

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, ka pritur në takim njoftues Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

- Advertisement -

Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga Prokuroria e Shtetit, shkruan lajmi.net.Fillimisht, Kryeprokurori Lumezi ka uruar Ministren Haxhiu për detyrën e re, me ç’rast e ka njoftuar atë me ecurinë e punëve, të arriturat, sfidat dhe objektivat e institucionit të Prokurorit të Shtetit.

Po ashtu, diskutimi i çështjeve të përbashkëta në fushën e drejtësisë si rishikimi funksional, procesi i vettingut, avancimi i llogaridhënies, transparencës si dhe efikasiteti i trajtimit të krimeve të luftës ishin në fokus të takimit ndërmjet Kryeprokurorit Lumezi dhe Ministres Haxhiu.

“Më këtë rast, Kryeprokurori i Shtetit ka informuar Ministren e Drejtësisë për progresin e shënuar nga Prokuroria Speciale në krijimin e departamenteve për trajtimin e krimeve të luftës, ndarjen e prokurorëve në regjione, krijimin e databazës së përbashkët me policinë, zbatimin e strategjisë për krime lufte dhe çështje tjera me interes nga kjo fushë”, thuhet në komunikatë.Në këtë kontekst u theksuar nevoja për mbështetje nga Ministria e Drejtësisë, veçmas në bashkëpunimin juridik me Serbinë, në mënyrë që kryerësit e veprave penale të krimeve të luftës të bëhen të arritshëm për organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Në anën tjetër, Ministrja Haxhiu ka informuar Kryeprokurorin e Shtetit me prioritet e Ministrisë së Drejtësisë dhe qeverisë së re në përmirësimin e infrastrukturës ligjore në funksion të forcimit të sundimit të ligjit, si dhe shprehu gatishmërinë e saj për të mbështetur Prokurorin e Shtetit në adresimin e çështjeve institucionale, veçmas në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe resurseve tjera të nevojshme.Në fund të takimit, Kryeprokurori i Shtetit dhe Ministrja e Drejtësisë kanë shprehur gatishmërinë e ndërsjellë për avancimin e bashkëpunimit ndër-institucional, me qëllim të forcimit të luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit si dhe konsolidimit të institucioneve të drejtësisë dhe rritjes së besimit qytetarë në to.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit