1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Takohen dy zëvendëskryeministrat shqiptarë të shteteve me shumicë jo-shqiptare

Rekomandime

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka qëndruar të mërkurën për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku është takuar me përfaqësues shtetërorë të vendin fqinj.

Me këtë rast, Dritan Abazoviq është pritur në takim edhe nga Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike në Maqedoninë e Veriut, Fatmir Bytyqi, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

Këtë takim e ka konfirmuar vetë Abazoviq i cili e ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Twitter.

“Gjendem në një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut me ftesë të Fatmir Bytyqit”.

“Marrëdhëniet vëllazërore ndërmjet Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut janë parakushti më i rëndësishëm i bashkëpunimit të suksesshëm ekonomik dhe rajonal”.

- Advertisement -

“Po ndërtojmë ura bashkëpunimi me interes të veçantë për të ardhmen më të mirë të Ballkanit Perëndimor”.

Ky takim përbën një ngjarje të veçantë pasi që për herë të parë në historinë e Ballkanit, dy zëvendëskryeministra të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut – vende këto ku komuniteti shqiptar nuk e përbën shumicën – rastisin të jenë shqiptarë.

- Advertisement -

Për t’u informuar më shumë rreth vizitës së Abazoviq në Maqedoninë e Veriut, ndiqni videon në vijim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit