1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Talenti shqiptar 17-vjeçar që “çmend” Turqinë, gol fantastik dhe vjen shqiponja në debutim

Rekomandime

Talentet shqiptarë vazhdojnë që të shpërthejnë në Europë dhe situata duket shumë premtuese për të ardhmen.

- Advertisement -

Një yll i ri po lind në Turqi dhe këtë herë bëhet fjalë për Berat Kalkan.

Ky i fundit ka marrë vëmendje të madhe në të gjitha mediat, pasi realizoi një kryevepër.

Sulmuesi 17-vjeçar ka qenë pjesë e të rinjve të Kasimpasas, ndërsa në ndeshjen e fundit të Kupës kundër Erzincaspor, trajneri zgjodhi që ta aktivizonte vetëm gjashtë minuta nga mbyllja e takimit.

- Advertisement -

Menjëherë Berati do të linte gjurmën e tij me një konkretizim fantastik nga distanca duke treguar se e njeh portën kundërshtare.

Ky ishte debutimi me ekipin e parë të Kasimpasas dhe vetëm gjashtë minuta për të gjetur kryeveprën.

- Advertisement -

Festimi do të ishte me shqiponjë dhe Kalkan zgjodhi që të shkonte te stoli i Kasimpasas. Futbollisti 17-vjeçar është me origjinë shqiptare nga Tetova, ndërsa ka lindur në Turqi.

Më herët ka zgjedhur që të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në grupmoshat, por ky festim mund të jetë edhe një shenjë e bukur që vjen si mesazh për të përfaqësuar Kombëtaren kuqezi. /Sport Ekspres

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit