1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Talibanët zotohen se do të merren me ndryshimet klimatike

Rekomandime

Zëdhënësi i Talibanëve Abdul Qahar Balkhi tha se duan të kenë rol global duke pretenduar se duan të punojnë për të ndaluar ndryshimet klimatike dhe sigurinë. Si duket i kanë mësuar disa trika të ri radikalët e vjetër islamist e po flasin se çfarë kanë qejf t’i dëgjojnë disa politikanë perëndimor. Përndjekjet e vrsjet e civilëve afganë, mizoria dhe krmet kundër njerëzimit nuk po ndihmojnë ama.

Abdul Qahar Balkhi që është anëtar i Komisionit Kulturor të Talibanëve tha duke u bërë toshë se “ata jo vetëm që shpresojnë të pranohen nga shtetet rajonale si qeveri legjitime përfaqësuese e popullit të Afganistanit që fituan të drejtën e vetëvendosjes pas okupimit të huaj me mbështetjen e një kombi të tërë pas një përpjekje të gjatë dhe sakrifica të mëdha përkundër gjasave të vogla të popullit tonë”.

- Advertisement -

Iluzioni i Balkhi se dikush do t’i kapërdijë këto budallallëqe është mbresëlënës.

“Botën e presin sfida që nga siguria botërore dhe ndryshimet klimatike për të cilat ka nevojë për përpjekje të bashkuar të të gjithëve, dhe nuk do t’ia dalim nëse shpërfillet një popull i tërë që është dërrmuar me Iufta që ju imponuan në katër dekadat e shkuara”.

Balkhi dhe shokët e tij fanatikë po përpiqen disa herë të projektojnë një imazh më gjithëpërfshirës por veprat në terren flasin ndryshe. Ata kanë urdhëruar gratë afgane që të mos dalin në rrugë pasi ushtarët nuk i kanë trajnuar që t’i respektojnë ato.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit