-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Tani Ukraina suImon Rusinë, predha artilerie mbi dy fshatra ruse!

Rekomandime

Ushtria ukrainase duket se ka nisur ta çojë Iuftën në territorin rus, një zhvillim i papritur ky për vendin që deri më tani, ka qenë në pozicion defensiv.

Autoritetet ruse u detyruan të vendosin dy fshatra në situatë emergjencë dhe të evakuojnë dhjetëra banorë lokalë për shkak të bombardimeve ukrainase në zonë, raportojnë mediat ruse.

- Advertisement -

RIA Novosti thotë se katër persona u plagosën nga një shpërthim pranë fshatit Zhuravlyovka, një suIm që sipas saj e kishte origjinën nga brenda Ukrainës e këtë e pohon dhe Interfax, sipas të cilit si Zhuravlyovka ashtu dhe fshati tjetër Niekhoteyevka u vunë në gjendje të jashtëzakonshme.

Rreth 180 njerëz atje thuhet të jetë evakuar drejt qytetit të Belgorodit si rezultat i një shpërthimi në një depo municioni.

Fox News thotë se nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur suImin e raportuar, megjithëse raportet për një episod të tillë që në fakt përbëjnë një hap të madh prapa për Rusinë, e kishin origjinën nga vetë mediat shtetërore ruse.Incidenti vjen në kohën kur ushtria e Moskës nisi të ridislokojë si dhe në sfondin e bisedimeve të paqes që po zhvillohen aktualisht në Turqi, me Rusinë që pretendon se po angazhohet për të lehtësuar suImet dhe Ukrainën që insiston për një zgjidhje përfundimtare, që do të përfshinte neutralitetin ushtarak në këmbim të anëtarësimit të plotë në Bashkimi Europian.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit