-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Tanke, blinda dhe ushtarë amerikanë vetëm 600 metra nga kufiri turk, reagon ashpër Ankaraja

Rekomandime

Tensioni vijon të jetë i lartë mes Turqisë dhe SHBA-ve pas deklaratës së shoqëeroi vdekjen e 13 pengjeve turq në duart e PKK-së si edhe për shkak të blerjes së raketave ruse S-400 nga qeveria e Erdoganit.

Sipas mediave lokale, gjasat janë që ky tension të rritet pas amerikanët kanë planifikuar të ngrënë një bazë ushtarake të përbashkët me kurdët që kanë kontrollin e veriut të Sirisë, të cilët Turqia nga ana e saj i konsiderohen pjesë të PKK-së duke i kategorizuar si terroristë.

Nga ana tjetër, SHBA-të i shohin kurdët e YPG si aleatët më të besuar në atë rajon duke i ofruar shpesh edhe mbështetje ushtarake me qëllim luftimin e ISIS-it në Siri, raporton abcnews.al.

Baza pritet të ndërtohet vetëm 600 metra larg kufirit të Turqisë me Sirinë, gjë që ka shkaktuar mjaft shqetësim në Ankara pasi në këtë mënyrë SHBA-të rikonfirmojnë mbështetjen ndaj kurdëve në Siri.

- Advertisement -

This post was last modified on 2021-02-18 2:23 pm

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit