3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

TË AFËRM ME FAMILJEN THAÇI DHE TË AKUZUAR PËR PASURI KRIMINALE – KUSH JANË PRONARËT E PLATFORMËS TIKSS APP?

Rekomandime

Ardian Kelmendi dhe Ilir Pushka janë pronarët e faqes më të përfolur për shitjen biletave Tikss APP e cila bllokohet sa herë që Kosova ka ndonjë ndeshje të rëndësishme. Kelmendi dhe Pushka janë të lidhur me familjen e pushtetshme Thaçi dhe të akuzuar për pasuri kriminale – ashtu siç edhe ka dyshime për shitjen e parakohshme të biletave në faqja e menaxhuar nga kjo dyshe.  

- Advertisement -

Bileta. Bileta. Bileta. S’ka bileta.

Këto janë frazat më të dëgjuara që nga ora 16:00, kur biletat për ndeshjen Kosovë-Angli, kanë dalë në “shitje”, shkruan Insajderi.

Faqja Tikss APP përmes së cilës mendohet se mund të siguroni biletat për ndeshjet e Dardanëve – s’ka funksionuar që nga ai moment.

- Advertisement -

Kjo faqe menaxhohet nga rrjeti i firmave “ALT3C” dhe “ALT4C” që udhëhiqet nga disa bashkëpronar në mesin e të cilëve janë edhe Ilir Pushka dhe Ardian Kelmendi të njohur për afërsinë e tyre me familjen e pushtetshme Thaçi, shkruan Insajderi.

Ardian Kelmendi dhe Ilir Pushka, lidhjet me tenderët dhe familjen Thaçi?

- Advertisement -

Kompania “ALT3C”, në pronësi të miqve të djalit të Gani Thaçit dyshohet se para tri vjetësh kishte përfituar mijëra euro nga Byroja Kosovare e Sigurimeve, në kundërshtim me rregullat e përcaktuara nga ky institucion.

Gani Thaçi atë kohë mbante postin e zv/drejtorit të përgjithshëm në Byronë Kosovare të Sigurimeve, e cila kishte lidhur kontratë katërvjeçare me firmën private, në pronësi të Visar Eminit, Mark Vuksanit, Ilir Pushkës dhe Ardian Kelmendit.

Kjo kompani private, bazuar në kontratën me Byronë Kosovare të Sigurimeve, ishte e angazhuar për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemit softuerik për implementimin e sistemit Bonus-Malus.

Kontrata parashihte që në këtë sistem të regjistroheshin të gjithë të siguruarit në Kosovë që posedojnë polisë të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve.

Kompania përfitonte 1 euro e 17 cent për çdo të siguruar që e regjistron në sistemin bonus-malus. Llogaritet se kompanitë e sigurimeve shpenzojnë mbi 400 mijë euro brenda një viti për implementimin e këtij sistemi.

Por, udhëzimi administrativ për implementimin e këtij sistemi parashihej që të mos të inkasoheshin mjete financiare për regjistrimin në sistem të veturave në pronësi publike dhe shtetërore.

Kompania “ALT3C”, ka shpërfillur këtë udhëzim dhe ka inkasuar dhjetëra mijëra euro nga regjistrimi në sistem të veturave të këtyre kategorive, shkruan Insajderi.

Monopoli i “pushtetshëm” i Kelmendit dhe Pushkës

Të njëjtit, Ilir Pushka dhe Ardian Kelmendi kanë qenë të përfshirë edhe në një rast tjetër të dyshimtë.

Para më shumë se gjashtë vjetësh, më 13 tetor 2013, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të industrisë së sigurimeve u mor një vendim që shihej me dyshim nga disa prej anëtareve të kësaj industrie.

Përfitues doli firma “ALT3C”, e cila u angazhua që ta implementojë një sistem softuerik për nevoja të kompanive të sigurimeve.

Vendimi që u mor atë kohë shkoi në favor të firmës. Dy prej aksionarëve të saj, Ilir Pushka dhe Ardian Kelmendi, kanë miqësi me Kushtrim Thaçin, djalin e Gani Thaçit.

Gazeta Jeta në Kosovë kishte siguruar procesverbalin e mbledhjes së mbajtur më 31 tetor të vitit 2015.

Aty tregohej se dy prej dhjetë kompanive kishin kundërshtuar fuqishëm lidhjen e kontratës me këtë kompani private. Vlerësonin se një vendim i tillë i krijon pozitë monopoliste kësaj firme dhe se më e arsyeshme ishte që secila prej kompanive të kishte softuerin e vet, shkruan Insajderi.

Dyshja e tiks.app. akuzohen për përifitm të pasurisë nga aktiviteti kriminal

Pushka dhe Kelmendi janë të akuzuar edhe për keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi. Në gjykata të dy janë deklaruar të pafajshëm më 22 tetor 2019.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 9 tetor 2019, ka paraqitur aktakuzën e ndryshuar të ngritur kundër Ilir Pushka dhe Ardian Kelmendi dhe pesë të akuzuarve të tjerë.

“Ardian Kelmendi dhe Ilir Pushka, në cilësinë e personave përgjegjës dyshohet se gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike, me qëllim të realizimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vete dhe për të tjerët, në bashkëveprim me njëri – tjetrin, kanë marrë pjesë në kryerjen e veprës penale, duke shkelur ligjin dhe rregullat e veprimtarisë afariste lidhur me tjetërsimin, përdorimin dhe menaxhimin e pasurisë, ashtu që të pandehurit bashkëpronarë të biznesit SH.P.K. “Alcon” nga Ferizaj, gjatë vitit 2005, kanë shitur mall-karburante: naftë dhe gaz, Ndërmarrjes së Re “Llamkos”, tani në likuidim, me seli në Vushtrri, dhe atë në emër të kompanisë fiktive “Gini – Trade”, në vlerë prej 243 mijë e 409.82 euro”, thuhet në aktakuzë, shkruan Betimi për Drejtësi.

Prokuroria pretendon se sipas urdhrit të drejtorit të Ndërmarrjes së re “Llamkos”, tani në likuidim, të akuzuarit nga arka e kësaj ndërmarrje, gjatë vitit 2015, i janë paguar kompanisë “Gani Trade” para të gatshme në shumë prej 172 mijë e 312.89 euro, duke paguar shumën e përgjithshme prej 297 mijë e 742€, që janë 54 mijë 333,18€ më shumë sesa që kanë pranuar mall.

Sipas kësaj aktakuze, “të pandehurit Ardian Kelmendi, Ilir Pushka pas pranimit të pagesave me para të gatshme nga Ndërmarrja e Re “Llamkos”, me qëllim që t’i paraqesin si të hyra legale nga biznesi “Alcon”, në periudhën 16.09.2005 – 18.11.2006 në xhirollogarinë e kompanisë “Alcon”, kanë deponuar para të gatshme në shumë të përgjithshme prej 286 mijë e919,00 euro, me të cilat veprime të pandehurit Ardian Kelmendi dhe Ilir Pushka e kanë dëmtuar Ndërmarrjen e Re “Llamkos” në shumë prej 54 mijë e 333,18 euro”.

Sipas dispozitivit të dytë të kësaj aktakuze, “Luan Berisha akuzohet se me dashje, duke ditur se pasuria e fituar buron nga aktiviteti kriminal, me qëllim të fshehjes së natyrës, burimit, vendit, dispozicionit, lëvizjes ose pronësisë së pasurisë, respektivisht nga shërbimi i kundërligjshëm të kryer në dobi të të pandehurve Driton Muharremi, Ardian Kelmendi dhe Ilir Pushka, e ka lidhur kontratën kinse për blerjen e patundshmërisë, në shumën kontraktuese prej 6000 euro, të cilën shumë i pandehuri në realitet asnjëherë nuk e ka paguar”./Insajderi.com

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit