Kur të gjithë po shkruajnë se Vedat Muriqi është afër finalizimit të marrëveshjes me klubin e Lazios, ai shihet në Prizren.
Sot, sulmuesi kosovar u pa në një aheng familjar në Prizren, ku po marton motrën, shkruan IndeksOnline
Kështu, me gjasë ai në mbrëmje do të jetë i pranishëm në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” për ta parë nga afër ndeshjen Kosovë – Greqi, kjo në pamundësi për të luajtur si shkak i një lëndimi që ka pësuar me skuadrën e Fenerbahces.