2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Të gjithë po na falënderojnë, por aktorja shqiptare befason me atë çka thotë për ne – Ja si e quan Kosovën

Rekomandime

Një numër i madh shqiptarësh nga Kosova janë solidarizuar me të prekurit nga tërmetet në Shqipëri.

- Advertisement -

Politikanë, këngëtarë, aktorë, biznese e njerëz të thjeshtë kanë dërguar ndihma drejt Shqipërisë qoftë në formën materiale apo financiare.

I gjithë ky solidaritet ka bërë që shqiptarët nga Shqipëria të kuptojnë edhe më tepër vëllazërinë mes shqiptarëve të dy shteteve, e cila duket se është më e fortë se kurrë në këto ditë të vështira.

Aktorja e njohur e teatrit, Ola Harizaj, është njëra ndër to e cila rastësisht me veturën e saj ka kapur kamionet e shumta të Kosovës që po niseshin drejt Durrësit për të dërguar ndihma.

- Advertisement -

Nga emocioni i përjetuar në ato momente, ajo vendosi që videon ta ndajë me ndjekësit e saj në Facebook, ndërsa nuk ka hezituar ta quajë Kosovën “Shqipëri të Veriut”.

“Falemnderit me shpirt ! Zoti ju lehtësoftë dhimbjen të gjithë familjarëve që humbën të afërmit e tyre ? Zoti i madhèrishëm pastē mëshirë për të gjithë ne. Duhet të kuptojmë që jemi të pafuqishëm përballë një situate të tillë …por duhet të solidarizohemi të gjithē në ndihmesë të cfarē do lloj natyre ndaj njëri tjetrit. Të jemi NJERËZORË tē ndihmojmë me gjithcka , jo vetëm me lutje . DUART QË NDIHMOJNË JANË MË TË SHENJTA SE BUZËT QË LUTEN!”, ka shkruar aktorja Harizaj në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit