Në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës, ka pasur një përplasje mes nënkryetares së Kuvendit, Arbërie Nagavci dhe deputetes së AAK-së, Teuta Haxhiu.
Derisa Teuta Haxhiu kërkoi fjalën, Nagavci i tha se mund të përgjigjet me kartelën e deputetes Time Kadrijaj.
“Me kartelë të zonjës Time Kadrijaj ju lutem”, tha Nagavci.
Por, i ashpër ishte reagimi i Haxhiut ndaj Nagavcit, shkruan Gazeta Express.
“Gjithmonë kartela është e imja, të mundon ndoshta emri im për shkak që e din ti, por është kartela ime dhe unë po e lypi fjalën, prandaj mos kërko anash pretekst”, i reagoi Haxhiu-Nagavcit.
Por, për projektligjin e vlerave të luftës, Haxhiu tha se dikur ky Kuvend do t’i japë dritën e gjelbër këtij projektligji.