3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

“Të pabesët nuk i duhen Kosovës”, futbollisti Andi Zeqiri shpallet person ‘NON GRATA’

Rekomandime

Grupi i tifozëve të Kombëtares së Kosovës në futboll, ‘Dardanët’, kanë shpallur person të padëshiruar, futbollistin Andi Zeqiri, i cili vitin e kaluar ishte lojtar i Kosovës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, Dardanët kanë thënë se Zeqiri MASHTR0l jo vetëm FFK-në, por edhe tifozët dhe mbarë popullin e Kosovës.

- Advertisement -

Mashtrimet nuk tolerohen. Ai i Andit nuk ishte vetëm mashtrim ndaj federatës, por edhe ndaj tifozëve dhe mbarë popullit në Kosovë. Si i tillë mori përmasa edhe më të rënda. Ofendoi shumë keq të gjithë ata që u përpoqën ta afronin te Kosova. “, thuhet në postim.

Dardanët made e quajnë Zeqirin edhe të pabesë dhe gërmahë mbeturinash, duke thënë se të pabesët nuk i duhen Kosovës.

Të pabesët nuk i duhen Kosovës. Nuk u janë dashur shqiptarëve. Vetëm se, ta kesh të qartë një gjë: për Dardanët je i padëshiruar – NON GRATA. Kënaqu në alpet zvicrane, por mos u mundo asnjëherë të identifikohesh me shqiptarët dhe Kosovën, sepse atë mundësi për t’u identifikuar si i tillë e hodhe në kosh të plehrave. Kurse për neve ti je vetëm një gërmallë mbeturinash. Nuk e meriton asnjë respekt!”, thuhet tutje në njoftimin e Dardanëve.

- Advertisement -

“Prandaj për ne Dardanët je i shpallur NON GRATA!”, përfundon postimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit