-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Të premten organizohet “protestë gjithëpopullore” kundër masave të reja të Qeverisë

Rekomandime

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masave të reja antiCOVID, nëpër rrjete sociale është shpërndarë një thirrje që të premten me datë 13.11.2020 nga ora 11:00 në Sheshin “Skendërbeu” në Prishtinë, të protestohet kundër këtyre masave, shkruan Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Kjo thirrje është bërë nga një organizatë me emër “Zëri i populli”.

Njoftimi i plotë:

LETËR E HAPUR / FTESË:

- Advertisement -

PËR: Policinë e Kosovës (për sigurimin & mbarëvajtjen e protestës)

PËR: Mediat Vendore (për përcjelljen nga afër të protestës dhe transmetimin e saj)

- Advertisement -

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS.

PIKA 3, NENI 43 [ LIRIA E TUBIMIMIT ]

Liria e tubimit paqësor është e garantuar. Secili person gëzon të drejtën për të organizuar tubime, protesta dhe demonstrata, si dhe të drejtën për të marrë pjesë në to. Këto të drejta mund të kufizohen me ligj, nëse është e domosdoshme për të siguruar rendin publik, shëndetin publik, sigurinë kombëtare, ose mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve.

Me publikimin e këtij postimi, njoftohen të gjithë qytetarët të merrni pjesë në Protestë GJITHËPOPULLORE me datë 13.11.2020 nga ora 11:00 në Sheshin “Skendërbeu” në Prishtinë, para objektit të Qeverisë së Kosovës, natyrisht duke respektuar masat e lëshuara nga INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETIT PUBLIK.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit