1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Të tronditur nga tragjedia Shoqata e Pacientëve kërkojnë hetim të thellë

Rekomandime

Një rast tragjik ndodhi pasditen e djeshme që mori vëmendjen e të gjithëve. 26 vjeçari, Agon Musliu humbi jetën pasi u hodh nga kati i pestë i konviktit numër 7 tek Qendra e Studentëve.Musliu për fat të keq nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë me të arritur në Qendrën Emergjente, pavarësisht që mjekët kujdestarë tentuan ta mbanin në jetë përmes reaminacionit. Hetime për këtë rast po kërkon Shoqata e të Drejtave të pacientëve.

- Advertisement -

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë ka reaguar pas vdekjes së të riut të karantinuar në Qendrën Studentore, duke kërkuar nga institucionet përkatëse që sa më shpejtë ta zbardhin këtë rast.

Shoqata nëpërmjet një komunikate thotë se është shumë me rëndësi të dihet se a ka pasur lëshime individuale apo institucionale gjatë vendosjes në karantinë dhe a ka mundur që vdekja e tij të parandalohet.

“Nëse ka pasur lëshime duhet të ket edhe përgjegjës për rastin kushdo qofshin ata nga. Është totalisht e pa pranueshme që dikush të vdes në duart e shtetit nëse një gjë e tillë ka mundur të parandalohet. Ne falënderojmë pa masë gjithsecilin që ka ndihmuar në menaxhimin e kësaj pandemie, por lëshime të tilla janë të pa falshme. Konsiderojmë se në hetim për zbardhjen e rastit duhet të përfshihen edhe faktet si: a ka pasur ekzaminim mjekësor dhe psikologjik para se të futet në karantinë?, A ka prezantuar ndonjë provë të shkruar ose gojore se ka ndonjë problem shëndetësor?, stafi menaxhues i karantinës a ka marr ndonjë informacion nga i ndjeri, familjarët e tij ose persona të tjerë se ai ka probleme psiqike? etj”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

Shoqata thotë se presin nga organet e drejtësisë që sa më shpejtë të dalin me rezultate konkrete.

Tutje, sipas raportimeve të para thuhet se i riu gjilanas kishte dëshmuar se ka probleme shëndetësore me të arritur në Kosovë pas kërkesës së bërë nga familjarët e tij, por që pavarësisht kësaj i ishte kërkuar që të futej në karantinë. Madje dëshmitarë të cilët qëndruan me të e thanë të njëjtën gjë, duke shtuar se ai ua kishte vërtetuar institucioneve përgjegjëse këtë gjë.

- Advertisement -

Lidhur me e rastin tragjik të ndodhur mbrëmë reaguan thuajse të gjithë krerët e shtetit, ku kërkuan hetimin e këtij rasti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit