5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Të varfër dhe të sëmurë, familja prishtinase ujin e bartë me karrocë!

Rekomandime

Rruga që çon drejt kësaj barake të ngjason me vende ku mblidhen hekurishtet.

Era kundërmuese ndihet jashtë, disa metra matanë.

- Advertisement -

Një nënë e stërlodhur me djalin e saj të sëmurë tash e 12 vjet po detyrohen të jetojnë në këtë hapësirë, afër stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Xhylizare e Egzon Ajvazi thonë se vendi ku jetojnë kundërmon nga era e ujërave të zeza, e shpeshherë gjumin e bëjnë me insekte.

Ata thonë se janë lodhur nga kjo jetë.

- Advertisement -

“Nuk kam shtëpi as banjë as kurrgjë hiq, dalin bubat, minjtë, shpija po pikë, era i vjen, kanalizimi u blloku”, tha ajo.

Ndihmat të cilat i mori në prag të festës së Ramazanit, Xhylizarja thotë se nuk ka hapësirë as ku t’i lë.

- Advertisement -

“Këtu e kemi do ushqim, dikush mi ka pru këto ve, nuk kam as dollap, një frigorifer na ka dhanë një shok i djalit, deri tash skena pas që një javë na ka pru për Ramazan”, u shpreh Xhylizarja.

E lodhur nga jeta në barakat që dikur i shërbenin Komunës së Prishtinës, Xhylezarja thotë se mërzitet kur e dinë që djali i saj një ditë nuk do të ketë kulm mbi kokë.

E për këtë, ajo iu bënë thirrje të gjithë njerëzve vullnet mirë që t’i dalin në ndihmë për t’ua siguruar një shtëpi.

“Dimri vjen shpejt, u kanë ftoftë, te xhamia kemi shkua me kolicë me marr ujë, s’di çka u ba veç me mbytë veten, veç po më vjen gjynah prej djalit, ma shumë një shpi send nuk dua veç një shpi, hatri i djalit, s’kam kërkon as nanë as kërkon veç një zot e një djalë”, rrëfen ajo për Front Online.

Përveç kushteve ekonomike, nënë e bir po përballen edhe me sëmundje.

Xhylizarja, e cila vuan nga sëmundja e sheqerit, thotë se nuk e ka mendjen te sëmundja e saj për t’i siguruar parat për barna, por mendja i rri të djali i saj i cili po ashtu vuan nga unazat.

“Unë për veti sëmurë jam, më ka shkel kerri kur jam kanë e re, e kam sëmundjen e sheqerit, nuk kam pare për barna as hiq, veç për shpi mendoj për këtë djalë”, tha Xhylizarja.

Egzoni, 21 vjeçar mes lotësh tregon se pse nuk e vazhdoi shkollimin.

Ai pavarësisht problemeve që ka me unaza, tani ka filluar që të punoj si pastrues në “Higjienën Publike” me një pagë prej 250 euro, të cilat thotë se nuk i dalin as për ushqim.

“Punoj në pastrim në “Higjienën Publike”, rrogën e kam 250 euro, këto paret nuk po dalin për shpi, rroga e vogël, me rrogë blej ushqim”, rrëfen ai.

Sikur të mos i mjaftonin këto telashe, Egzonit, probleme po i nxjerrin edhe shokët e punës.

“Unë kam problem me unaza, te puna po më bërtasin po thonë pse nuk po punon ma shpejt, unë shpejt nuk mundem me punu, se s’jam mirë me shëndet, shoqëria po bërtasin po thonë puno pak me shpejt ma shpejt, unë nuk mundem”, vazhdon ai rrëfimin.

E nga skamja e tepër, për të siguruar edhe një cent më shumë, Egzoni nuk pushon as pas orarit të punës.

Ai çdo ditë mbledh hekura për t’i shitur me një çmim shumë të ulët.

“Hekurat i mbledh pas punës, i çojnë otpad me i shit. Këto kanaqe i kam mbledhur dje, nesër i çoj me i shitë, një euro dy euro i fitoj me këto, këto po i bojë gati për me i shti”, rrëfen tutje ai.

Xhylizare e Egzon, Ajvazi, thonë se për kushtet në të cilat jetojnë, disa herë e kanë njoftuar Komunën e Prishtinës, por pavarësisht premtimeve që kanë marrë, deri më tani nuk iu kanë dalë në ndihmë.

“Unë kam nevojë për shpi, kom qenë në Komunë të Kryetari i Komunës, kurrë nuk ka ardhur me këqyr gjendjen, çfarë gjendje jem. I lus krejt njerëzit kush e shikon më shumë kam nevojë për një shtëpi”, tha ai.

Në ndihmë, familjes Ajvazi, tash e 12 vjet, nuk iu dolën institucionet e vendit, por derisa ekipi i portalit Front Online, po i pasqyronte kushtet e vështira në të cilat ata jetojnë aty erdhi një qytetar i cili iu dhuroi një shumë simbolike të të hollave.

Të gjithë të interesuarit për t’i dalë në ndihmë kësaj familje mund të kontaktojnë në numrin 044840145.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit