Djemtë tanë, çdo herë e më shumë po na bëjnë krenar.
Talenti, përkushtimi dhe atdhedashuria për popullin e tyre tashmë është dëshmuar.
I tillë është edhe Xhevahir Hasanaj nga komuna e Drenasit.
Hasanaj është toger në FSK, një nga më të dalluarit që ka shënuar edhe suksese të mëdha, transmeton IndeksOnline.
Togeri ishte sot mysafir në emision Radar, ndërsa foli për sukseset e FSK-së dhe punën e tyre të palodhshme.
Por, ai u emocionua tej mase, ndërsa dëgjoi fjalët e një 70 vjeçari që jeton në mërgim, që thirri në telefon drejtpërdrejt në emision.
“E falënderoj togerin dhe i përkulem edhe pse jam 70 vjeçar, jam babë i një martiri të luftës, por vërtetë kur vij në Kosovë, dëshira ma e madhe është mi pa këta djem edhe gjithmonë qaj pas. Veç i përgëzoj, ishallah don Zoti këta djem i kemi shqiponja, i kemi diell, i kemi dritë, i kemi gja për Kosovë”, janë disa nga fjalët e 70 vjeçarit, Osman Cakaj, që ia mbushi sytë me lot Xhevahirit.