4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Telefoni ‘sekret’ i SHBA-së, si krijoi Biden ura komunikimi me Zelenskyyn para sulmeve ruse

Rekomandime

SHBA-ja ishte e para që doli në gatishmëri për ta mbrojtur Ukrainën nga çdo pushtim i mundshëm rus, që tashmë po ndodh.

Një artikull i CNN referuar burimeve nga disa zyrtarë amerikan, shkruan se “çelësi” i komunikimit mes presidentit Joe Biden dhe homologut ukrainas Volodymyr Zelenskyy, është një telefon që SHBA-ja ia dha qeverisë ukrainase para se të nisnin sulmet.
Zyrtarët amerikanë pohojnë se më parë komunikimet e sigurta midis ukrainasve dhe zyrtarëve amerikanë kalonin përmes ambasadës në Kyiv. Kur SHBA po përgatitej për të evakuuar ambasadën, dhe me rritjen e frikës për pushtimin rus që po ndodh, ua dërguan telefonin që tani po përdoret nga homologët e tyre ukrainas.

- Advertisement -

Telefonat kërkojnë energji elektrike, por mund të funksionojnë nga një gjenerator ose energji nga një makinë nëse është e nevojshme. Fillimisht u deshën disa ditë që ukrainasit të ngrinin dhe të punonin telefonat satelitorë, sepse udhëzimet se si ta përdornin ishin në anglisht, jo në gjuhën ukrainase.

Mendohet se kjo është një nga arsyet se si komunikon Zelenskyy ndërkohë që shfaqet nga njëri kënd i Kyivit te tjetri, duke raportuar e dhënë deklarata ‘live’. Kujtojmë se presidenti ukrainas e ka bërë të qartë se do të qëndrojë në vend dhe nuk do të lëvizë.

Shtetet e Bashkuara i dhanë një telefon të ngjashëm satelitor Ministrit të Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, sipas zyrtarit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit