-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Televizioni gjerman transmeton në gjuhën serbe reportazhin për 1638 personat e zhdukur në Kosovë

Rekomandime

Televizioni gjerman Deutsche Welle (Dw), i ka kushtuar një reportazh të gjatë viktimave të Iuftës së Kosovës dhe fatit të të zhdukurve për shkak të varrezës në Kizhevak të Serbisë. Ky televizion ka raportuar edhe në edicionin në gjuhën serbe, ku ka përshkruar problematikën e 1638 të zhdukurve, siç raporton DW.

Pjesë e këtij reportazhi ka qenë edhe drejtori i Institutit të Mjeksësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu.

- Advertisement -

Kemi dikur 300 mbetje mortore që ende nuk lidhen me familjet pasi ato refuzojnë të japin gjak pasi besojnë se familjarët e tyre mund të jenë të gjallë nëpër burgjet private në Serbi”, thotë Arsim Gërxhaliu.

Gazetari i këtij televizioni, Idro Seferi, ka vizituar edhe Ferdonije Qerkezin.

Kjo grua nuk ka më fëmijë, por atë tërë Kosova e thërrasin nënë”, thuhet në raportin e DW në gjuhen serbe ku përshkruhet gjërë e gjatë vr.asja e katër djemëve dhe burrit të Ferdonijes dhe fakti që tre prej tyre ende nuk janë gjetur.

- Advertisement -

Në Qabrat, kjo media pershkruan mungesën e trupave në varrezat ekzistuese pasi shumë ende vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Zbardhja e fatit të të gjithë të zhdukurve është edhe një zotim ndërkombëtare që e kanë marrë Serbia dhe Kosova në procesin e normalizimit të marrëdhënieve”, shkruan DW duke theksuar se megjithatë ky proces është tepër i ngadashëm për të mbyllur plagët e Iuftës.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit