-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Temperaturat deri në 20 gradë/ Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Rekomandime

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë në pesë ditët e ardhshme. Gjatë kësaj jave do të jetë mot i ndryshueshëm- fillon me shi, më pas diell e vranësira.

- Advertisement -

Të enjten pritet të jetë ngrohtë me temperatura deri në 20 gradë Celcius.

Njoftimi i plotë:

Mot i ndryshueshëm gjatë javës vijuese. Fillon me shi, më pas diell e vransira. Të enjten ngrohtë me temperatura deri në 20C.

- Advertisement -

9.04.2023 – Mot i ndryshueshëm po paraqitet gjatë javës së dytë të muajit prill. Të reshurat e shiut kohëpaskohe vazhdojnë edhe ditën e hënë. Nga dita e martë do të ketë edhe vransira e intervale me diell, e orëve të pasdites nuk përjashtohen mundësi për të reshura lokale shiu.

Ditën e enjte do të ketë më shumë intervale me diell, e të premten sërish priten kushte për të reshura shiu.

- Advertisement -

Moti ndryshueshëm favorizon edhe qarkullim më të mirë ajror, duke mbajtur kështu ndotësit ajror më të shpërndarë. Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira. Gjatë mbrëmjes në kushte qetësie, ndotësit ajror mund të jenë në koncentrime më të rritura e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta.

10.04 – Kryesisht me vransira e kohëpaskohe me reshje lokale shiu, që pasdite mund të shoqërohen edhe me bubullimë. Në vise malore reshje bore.

11.04 – Kryesisht vransira dhe intervale me diell, me mundësi për riga lokale shiu.

12.04 – Intervale me diell e vransira. Pasdite me mundësi për reshje lokale shiu.

13.04 – Kryesisht me diell. Pasdite vransira kalimtare.

14.04 – Vransira të ndryshueshme e intervale me diell. Pasdite rrebeshe shiu.

Temperaturat shënojnë rritje graduale. Minimalet luhaten nga 2C deri 7C, e maksimalet shënojnë rritje deri në 19C ditën e enjte.

Fillimisht frynë erëra mesatare dhe mesatarisht të fuqishme nga krahu verior 5-15m/s, e nga dita e enjte ndryshojnë drejtimin në jugore e jugperëndimore.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies graduale edhe nën vlera normale në pjesën e dytë të javës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit