6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Temperaturat përvëluese përfshijnë Ballkanin, vala më e madhe e të nxehtit regjistruar prej dekadash

Rekomandime

43 gradë Celsius, apo edhe më shumë, autoritetet maqedonase paralajmëruan popullatën për temperatura ekstreme, por nuk janë të vetmit në këtë situatë.

I nxehti përvëlues ka munduar këto ditë pjesë të tëra të Europës Juglindore, duke bërë që njerëzit t`i vërsulen plazheve, shatërvanëve publikë apo ambienteve me ajër të kondicionuar, me shpresën të gjejnë aty shpëtim nga vapa.

- Advertisement -

Temperatura që kapërcenin 40 gradët janë regjistruar dhe në disa pjesë të Greqisë.

Metereologët presin që në Athina, i nxehti përvëlues të vazhdojë të paktën deri javën tjetër, një ndër më të gjatët që prej mesit të viteve 1980.“Kjo valë është në progres. Është një fenomen i rrezikshëm meteorologjik, sepse diferenca mes temperaturave më të larta dhe atyre më të ulëta nuk është shumë e madhe”, thotë drejtori i shërbimit kombëtar grek të mtereologjisë, Theodoris Coridas.

Autoritetet në Serbi, Bullgari e vende të tjera të prekura, raportojnë për situata të ngjashme e bëjnë të shmangen orët e pikut për lëvizje dhe të konsumohen sa më shumë lëngje.

- Advertisement -

Në Greqi sakaq, për të tretën ditë radhazi zjarret kërcënojnë shtëpi, e flakët thuhet t’i jenë afruar qytetit të Patras. /TCH/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit