Tenisti numër një në botë Novak Djokovic është diskualifikuar në rrethin e katërt të Grand Slamit US Open të dielën, pasi e ka qëlluar gjyqtaren anësore me top, pas një aksioni në setin e parë të meçit kundër spanjollit Pablo Carreno Busta.
Djokovic nga zemërimi goditi topin fortë dhe e qëlloi me top në fyt një gjyqtare anësore.
Ai menjëherë kërkoi falje dhe qëndroi pranë gjyqtares dhe pati një bisedë të gjatë me referin e turneut. Sipas rregullave Djokovic u diskualifikua.
Djokovic ia shtrëngoi dorën spanjollit Carreno Busta, që kaloi tutje. Spanjolli ishte i befasuar.