3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Tensione në ajër, bombarduesit britanikë ndjekin 4 avionë Iuftarakë rusë!

Rekomandime

Forcat Ajrore britanike ngritën në ajër bombarduesit e tyre pas njoftimeve se katër avionëve ushtarakë rusë po i afroheshin Mbretërisë së Bashkuar.

Krerët ushtarakë britanikë thanë se katër bombardues strategjikë rusë “u kapën dhe u shoqëruan”, duke shtuar se ata nuk arritën në asnjë moment të hynin në hapësirën ajrore të Britanisë së Madhe.

- Advertisement -

Avionët anglezë Typhoon u ngritën nga bazat e forcave ajrore britanike në Lossiemouth, në verilindje të Skocisë, dhe atyre iu bashkua një avion cisternë për furnizimin me karburant në ajër, Voyager i nisur nga Oxfordshire, Angli. Autoritetet nuk dhanë detaje të mëtejshme mbi operacionin.

Forcat ajrore angleze thonë se kapin vazhdimisht avionë duke iu afruar asaj që ato e përshkruajnë si “zonë interesi në Mbretërinë e Bashkuar.”

Nëntorin e vitit që shkoi, avionë britanikë u nisën menjëherë në përgjigje të afrimit të bombarduesve strategjikë rusë. Edhe në atë rast, porovokimi përfundoi pa u cënuar hapësira ajrore britanike, dhe avionët rusë u shoqëruan jashtë zonës së interesit, por kjo nuk i ka penguar duket të vazhdojnë ta provojnë përsëri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit