Situata në Jarinje nuk është më si më herët, pasi disa serbë kanë nisur të tensionojnë situatën.
Nga pamjet që vijnë nga atje, shihen fishekzjarre dhe një grup njerëzish, shkruan “Jepi zë”.
Siç dëgjohet, aty ka brohoritma “Kosova është Serbi”.
Rrugët atje janë bllokuar nga serbët, të cilët u acaruan nga vendimi i Kosovës për reciprocitet në targa.