-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Tensione politike në Malin e Zi, Gjukanoviç përplaset me Dritan Abazoviç

Rekomandime

Vetëm një muaj pas krijimit të qeverisë së re në Mal të Zi ka nisur përplasja mes presidentit Milo Gjukanoviç dhe zv.kryeministrit Dritan Abazoviç. Përmes postimeve të rrjetet sociale Twitter, të dyja palët kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit.

- Advertisement -

Presidenti Milo Gjukanoviç, i cili humbi edhe zgjedhjet parlamentare të gushtit, reagoi ndaj një pretendimi të Abazoviç i cili në mediat sociale e akuzonte kreun e shtetit se ka një borxh të madh ndaj shtetit, prej 12, 4 milionë eurosh. Sipas tij, Dritan Abazoviç shërben për nacionalizmin e madh serb.

“Pretendimi se unë jam një debitor tatimor është gënjeshtër. Si qytetar i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, unë nuk i detyrohem (shtetit) asnjë cent . Unë mendoj se historia ime ka të bëjë me identitetin dhe rrezikimin e Malit të Zi nga nacionalizmi i Serbisë së Madhe që ai i shërben”, shkruan presidenti.

Abazovic, përmes një postimi në Twitter, bëri me dije se Gjukanoviç i detyrohet 12.4 milionë euro taksa shtetit, çka shkaktoi reagimin e presidentit. Por bashkëjetesa mes presidentit dhe qeverisë kundërshtare nuk duket të jetë e lehtë, pasi një tjetër tension u shënua mes tyre.

Kabineti i ri kaloi pak ditë më parë një numër amendamentesh për ligjet e miratuara nga qeveria e vjetër e Gjukanoviçit, më i debatuari ai mbi liritë fetare dhe Kishën Ortodokse Serbe.

- Advertisement -

Mes kërkesave ishte edhe tërheqja e shtatë ambasadorëve të emëruar nga ekzekutivi i mëparshëm me pretendimet se kishin punuar kundër interesave të shtetit.

Por presidenti i ka refuzuar dekretet duke kërkuar arsyetimin e tyre.

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri shqiptaro-malazez, Dritan Abazoviç, paralajmëroi se kthimi i dekreteve dhe shkeljet kushtetuese rrezikojnë edhe shkarkimin e kreut të shtetit.

Viti 2020 tregoi se Mali i Zi nuk do të mbesë i vendi i vetëm në Evropën Juglindore që nuk e ka ndërruar pushtetin, sepse pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 30 gusht 2020, shumica e re parlamentare më 4 dhjetor 2020, më 41 vota pro votoi një koalicion të ri në pushtet, koalicion proserb.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit