-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Tensionet me Rusinë, NATO bën gati planet për grupet luftuese në Europën Lindore

Rekomandime

“Agresioni rus është normaliteti i ri i Europës”, kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas mbledhjes së Ministrave të Mbrojtjes në Bruksel.

Duke nënvizuar se aleanca nuk do të heqë dorë nga principet e saj bazë, ai tha se nuk është ende vonë për Rusinë që të tërhiqet nga pragu i konfliktit.

- Advertisement -

Stoltenberg njoftoi se NATO i ka dërguar Moskës propozime konkrete në letër për transparencën dhe kontrollin e ar.mëve.

“Ne përballemi me një moment të rrezikshëm për sigurinë europiane. NATO nuk është një kërcënim për Rusinë”, tha Stoltenberg.

Mbledhja e ministrave të NATO-s vjen në një moment kur Rusia pretendon se po tërheq disa nga trupat e saj të vendosura pranë kufijve të Ukrainës si dhe përfundimin e stërvitjeve ushtarake në Krimenë e aneksuar.

- Advertisement -

Por Aleanca e Atlantikut të Veriut pohon të kundërtën, që Moska po shton prezencën ushtarake përreth vendit fqinj dhe nuk beson që rreziku i një pushtimi të Ukrainës është ulur.

Lidhur me këtë, NATO po përgatit një strategji mbrojtjeje dhe ka urdhëruar komandantët ushtarakë të thurin plane për grupe të reja Iuftuese në Europën Lindore dhe Juglindore, shkruan a2cnn.

- Advertisement -

“Deri më tani nuk shohim ndonjë shenjë ç’tensionimi në terren. Nuk ka tërheqje të trupave apo mjeteve. Kjo sigurisht mund të ndryshojë, megjithatë, ajo që ne shohim sot është se Rusia mban një forcë masive pushtuese të gatshme për të suImuar me aftësi të larta nga Krimea në Bjellorusi. Ky është përqendrimi më i madh i forcave në Evropë që nga Iufta e Ftohtë”, shtoi sekretari Stoltenberg.

Kriza mes lindjes dhe perëndimit u ndez nga tentativat e Rusisë për të penguar anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Aleanca ushtarake ka refuzuar këtë kërkesë të Moskës dhe i bën thirrje Rusisë të largojë 130 mijë ushtarët me të cilët ka rrethuar Ukrainën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit