2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Tensionet ndërmjet partive politike pritet të ndikojnë në pjesëmarrjen e qytetarëve serbë në zgjedhje

Rekomandime

Tensionet e krijuara ndërmjet tri partive dhe Listës Serbe në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, pritet të ndikojnë edhe në pjesëmarrjen e qytetarëve serbë në këto zgjedhje.Në Mitrovicën e Veriut, disa nga banorët këtu duan ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, e të tjerë nuk i shohin me interes këto zgjedhje dhe nuk presin ndryshim të situatës, raporton KTV.

- Advertisement -

“Natyrisht se do të dal për të votuar që ta shfrytëzoj të drejtën time qytetare. Mendoj se situata do të jetë më e mirë, tashmë është më e mirë, por shpresoj të bëhet edhe më e mirë”, thotë një qytetare serbe nga Mitrovica e veriut.

“Po, do të dal në zgjedhje, në këto zgjedhje pres rezultate më pozitive, si gjithmonë”, thotë tjetri.Shoqëria civile vlerëson se pjesëmarrja e komunitetit serb në këto zgjedhje, por edhe e komuniteteve tjera pakicë në vend, është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ka ndikim pozitiv në politikën kosovare.Për Erblin Hoxhën nga Lëvizja “FOL”, pjesëmarrja e serbëve në këto zgjedhje do të dërgonte dy mesazhe.

Katër subjektet politike serbe do të garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit, për 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës që janë të garantuar me Kushtetutën e Kosovës.Disa janë bërë bashkë në koalicionin “Liria”, siç kanë thënë, me qëllimin për ta mposhtur Listën Serbe, e cila, sipas tyre, nuk ka qëllim mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe mandatin e kaluar kishte 9 ulëse në Kuvend, nga 120 gjithsej.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit