10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Tensioni në maksimum, 5 skenarët e një Iufte Greqi-Turqi

Rekomandime

Situata në Egje mes Greqisë dhe Turqisë duket më e shtensionuar ditët e fundit, megjithatë rreziku i i  për një “stuhi” ditët e ardhshme mbetet ende i lartë, duke para retorikat që po përdoren nga drejtuesit më të lartë të të dy vendeve, por edhe për artilerinë e rëndë që po vërtitet rreth ishujve.

Anlistët ngrenë alarmin se “qetësia” që po mbizotëron në Egje ditët e fundit mund t’i japë kohë palës turke që të bëjë përgatitjet që të shfaqë të njëjtin agresion edhe në pjesën tjetër të Mesdheut, duke bërë që tensionet mes dy vende të përshkallëzohen edhe më shumë.

- Advertisement -

Fakti që flota turke është ankoruar në baza specifike detare në brigjet e Azisë së Vogël, duke shmangur daljen në det të hapur, nuk do të thotë domosdoshmërisht se turqit duan të shmangin tensionin. Përkundrazi, tregon se ata mund të përgatiten të vazhdojnë me diçka të rëndësishme, duke kryer riparime në anijet e tyre, duke furnizuar forcat e tyre dhe duke rritur gatishmërinë e ekuipazheve të tyre”, raportojnë të njëjtat qarqe, duke shtuar se e vetmja mospërputhje është rritja veçanërisht. Aktiviteti i dronëve turq, të cilët çdo ditë kryejnë dhjetëra shkelje të hapësirës ajrore greke mbetet një rrezik konstant për përshkallëzimin e tensioneve të mëtejshme.

Meqënëse si Turqia ashtu edhe Greqia janë të dy vende anëtare të NATO-s kjo çështje ak marrë një vëmendje të madhe dhe nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë përgatitur edhe 5 skenarët e mundshëm në rast përplasjeje mes dy vendeve.

■ Skenari i parë

- Advertisement -

Një nga skenarët është që forcat ushtarake turke të bllokojnë ishujt e vegjël grek që ndodhen pranë Turqisë, me pretekstin për çmilitarizimin e anijeve luftarake. Sipas analistëve kjo do të bënte që të ndërpritej marrëdhënia dhe komunikimi mes ishujve grekë me njëri-tjetrin.

■ Skenari dytë

- Advertisement -

Një skenar tjetër që forcat turke mund të përdorin është edhe përdorimi i emigrantëve që kalojnë në Egje apo Mesdhe. Forcat turke mund të bëjnë ndalimin e tyre dhe duke i zhvendosur ata në ishujt shkëmborë grekë, dhe më pas në pretekstin e kërkim shpëtimit të pretendojnë edhe hapësirat territoriale duke i bërë të tyret.

■ Skenari i tretë

Një tjetër skenar që turqit mund të përdorin për të marrë kontroloin e ishujve grejkë ëhstë duke çuar anijet e shpimit në jug të Kretës pranë kufijve turko-libianë, të cilat gjithashtu prtetendohen se janë në kufijtë e Greqisë. Nëse realizohet ky plan atëherë pala turke mund të instalojë forcat e veta pranë bazës detare në Misratë.

■ Skenari i katërt

Krijimi i një krize të tipit Imia, nëpërmjet pushtimit të një ishulli shkëmbor të pabanuar, grek, i cili ndodhet pranë bregdetit turk.

■ Skenari i pestë

Pushton një ishull që ka pak ose aspak banorë të përhershëm në të, por që ruhet nga një detashment i vogël ushtarak. Ky është një nga skenarët më kompleksë që Pentagoni po punon, pasi në këtë rast turqit do të kenë kryer një operacion të posaçëm ushtarak në tokën greke, duke mbajtur peng ushtarakët grekë. Sipas këtij skenari, në këtë mënyrë ata do të kërkojnë të mos goditen nga forcat detare apo ajrore se përndryshe mund të rrafshojnë ishullin, duke iu drejtuar reflektorëve diplomatikë të SHBA-së apo BE-së.

Nga ana tjetër Turqia prej disa muajsh po luan të gjitha kartat diplomatike duke iu drejtuar BE-së dhe SHBA-së për çmilitarizimin e ishujve grekë, pasi i konsideron si rrezik i mundshëm për vendin e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit